Mbi 14 mijë të shëruar dhe më shumë së 1 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Lajme

14 mijë e 368 pacient kanë fituar betejën me Covid-19 në vendin tonë, derisa kanë mbetur edhe 1 mijë e 231 raste aktive.

Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe janë shënuar rastet e para me COVID-19 e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka arritur në 16 mijë 247 raste nga 75 mijë 288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm në 24 orët e fundit një pacient ka humbur betejën me virusin, duke çuar në 648 numrin e përgjithshëm të viktimave.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)”, ka njoftuar sot IKSHPK..